investoni ne projekte qe te keni perfitime si fallxhorja mashtronte qytetaret ne australi perfitoi 46 mln dollare nga parashikimet e rreme 6915c6255ca57

“Investoni në projekte që të keni përfitime”/ Si “fallxhorja” mashtronte qytetarët në Australi, përfitoi 46 mln dollarë nga parashikimet e rreme

November 13, 2025
1 minut lexim

Policia australiane ka arrestuar një nënë dhe vajzën e saj, të cilat akuzohen për një mashtrim financiar nga komuniteti vietnamez në Australi, duke i mashtruar ata për një shumë prej 46 milionë dollarësh australianë.

Të dyshuarat janë një pjesë e një sindikate të sofistikuar kriminale që operon në pastrim parash dhe mashtrime financiare.

Arrestimi i dyshes u bë në Sydney, në një rezidencë të luksit në Dover Heights. Policia sekuestroi pasuri të shumta gjatë arrestimeve, përfshirë një shufër ari 40 gramëshe, çanta luksoze, dhe dokumente financiare që lidhin dyshen me aktivitetet e paligjshme. Hetimet janë zgjeruar, me sekuestrimin e aseteve të tjera që arrijnë deri në 60 milionë dollarë australianë.

Sipas hetimeve, nëna, e cila ishte një fallxhore dhe mjeshtër i feng shui-t, përdorte ndikimin e saj në komunitetin vietnamez për të bindur viktimat të merrnin kredi, duke premtuar se ata do të bëheshin miliarderë në të ardhmen.

Dyshimet janë se viktimat, shpesh njerëz të papërgatitur financiarisht, u futën në borxhe për të investuar në projekte të pasigurta, me shpresën se do të merrnin ndihmën e një “miliarderi” që kishte parashikuar fallxhorja.

Ky rast ka zënë përmasa të mëdha, pasi operacioni “Strike Force Myddleton” ka zbuluar një sindikatë të përfshirë në mashtrime të gjera me kredi për makina luksoze dhe pastrimin e parave. Hetuesit besojnë se grupi përdorte identitete të vjedhura për të marrë kredi për makina që nuk ekzistonin, dhe për të blerë prona të shtrenjta në Sydney.

Policia pret arrestime të tjera, duke përfshirë profesionistë të ndryshëm si avokatë, kontabilistë dhe zhvillues të pasurive.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarje e rende ne itali gruaja vret djalin nentevjecar 6915c47321665
Lajmi i mëparshëm

Ngjarje e rëndë në Itali: Gruaja vret djalin nëntëvjeçar

kushtetuesja cakton daten per ankimimin e sali berishes 6915c93565322
Lajmi i radhës

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë