intervenim i rralle ne qkuk pacientes i largohet tumori rreth 16 centimetra 690b5b6e0757c

Intervenim i rrallë në QKUK, pacientes i largohet tumori rreth 16 centimetra

November 5, 2025
1 minut lexim

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale për largimin e një tumori mediastinal me përmasa rreth 16 centimetra.

Siç thuhet në postimin e QKUK-së në Facebook, pacientja F. D., e lindur në vitin 1956, ishte diagnostikuar me këtë tumor, i cili ndodhej në mes të mushkërive dhe shumë afër strukturave vitale të gjoksit, çka e bënte rastin tejet delikat dhe me rrezik të lartë gjatë ndërhyrjes, raporton Klankosova.tv.

“Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve torakal me asistencë edhe nga mjekët e Klinikës së Anestezionit dhe ekipi i infermierëve dhe stafit tjetër profesional, kryen operacionin me sukses.

Tumori është larguar plotësisht, ndërsa pacientja pas operacionit është në gjendje të mirë shëndetësore, derisa po monitorohet nga afër nga stafi i klinikës”, thuhet në postim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i lidhur ne nje kryq dhe me uniformen e te burgosurit skulptura prej dylli e trump 690b5a825c632
Lajmi i mëparshëm

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

InShot 20251105 163543551
Lajmi i radhës

Buja Aktashi, aktivisti i palodhur që rrugëtoi bashkë me Izet Mexhitin deri në fitoren historike në Çair

Të fundit nga

ShkoLartë