interesim i madh per shkollen e mesme policore disa kandidate ankohen per pengesa ne aplikim 6a4bd413cb35d

Interesim i madh për Shkollën e Mesme Policore, disa kandidatë ankohen për pengesa në aplikim

July 6, 2026
1 minut lexim
policia

Interesimi për regjistrim në Shkollën e Mesme Policore duket se është i lartë, por një pjesë e kandidatëve thonë se kanë hasur në pengesa gjatë dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm. TV Alsat ka pranuar ankesa nga disa kandidatë, të cilët thonë se nuk u pranohen vërtetimet mjekësore dhe kontrollet shëndetësore të lëshuara nga institucionet private shëndetësore. Sipas tyre, problemi bëhet edhe më i madh pasi Qendra e Shëndetit Publik nuk lëshon vërtetim mjekësor për personat 18-vjeçarë, megjithëse një dokument i tillë kërkohet në procedura të tjera administrative, si pajisja me leje drejtimi.

Kandidatët thonë se kjo situatë ka krijuar paqartësi dhe vështirësi në kompletimin e dokumentacionit, ndërsa kërkojnë sqarime se cilat institucione janë kompetente për lëshimin e dokumenteve të nevojshme dhe cilat vërtetime pranohen gjatë aplikimit.

Për të sqaruar këto dilema, TV Alsat i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesë për përgjigje lidhur me mundësinë aktuale të regjistrimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat që duhet të ndjekin kandidatët. Po ashtu, është kërkuar edhe një sqarim zyrtar për mospranimin e vërtetimeve të lëshuara nga institucionet private shëndetësore dhe për praktikën e Qendrës së Shëndetit Publik. Deri në publikimin e këtij lajmi, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer përgjigje ndaj pyetjeve të TV Alsat.

Funksionimi i shkollës së mesme policore në Maqedoninë e Veriut pritet të nisë nga 1 shtatori i vitit 2026. Arsimi do të zgjasë dy vite dhe do të përfshijë vitin e tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm. Të drejtë aplikimi do të kenë nxënësit që kanë përfunduar me sukses vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme, përmes konkursit publik që do të zgjasë deri më 17 korrik. Rikthimi i shkollës së mesme për policë bëhet pas 26 vitesh pasi gjenerata e fundit ishte diplomuar në vitin 2000. /alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

enca haxhia surprizon fansat dhe zbulon origjinen nga qyteti i njohur shqiptar 6a4bd020089c8
Lajmi i mëparshëm

Enca Haxhia surprizon fansat dhe zbulon origjinën nga qyteti i njohur shqiptar

WhatsApp Image 2026 07 06 at 4.54.00 PM
Lajmi i radhës

Drejtori Samet Bislimi i bashkohet ekipit të NPK “Sharri” në terren për vendlindjen e tij: Pas 25 vitesh, drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë në Reçicën e Vogël

Të fundit nga

ShkoLartë