intensifikohen sulmet ne lindjen e mesme ngushtica e hormuzit e mbyllur 69b34a790ea17

Intensifikohen sulmet në Lindjen e Mesme, Ngushtica e Hormuzit e mbyllur

March 13, 2026
min lexim

Konflikti midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit po përshkallëzohet me shpejtësi, duke përfshirë sulme ajrore, goditje artilerie, raketa balistike dhe masa të forta ushtarake në Lindjen e Mesme, raportohet nga mediat ndërkombëtare dhe burime zyrtare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se lufta kundër Iranit po “lëviz shumë shpejt” dhe se Teherani po “paguan një çmim të madh”. 

“Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë. Ne po bëjmë atë që duhej të ishte bërë gjatë një periudhe prej 47 vitesh. Irani është një komb i terrorit dhe urrejtjes dhe tani po paguan një çmim të madh”, theksoi Trump në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë për Muajin e Historisë së Grave.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shtoi se përfundimi i luftës aktuale mund të varet nga vendimet e Trump, raporton CNN.

E Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë kryer një operacion në Libanin jugor, duke shkatërruar infrastrukturën e njësisë “Radwan” të Hezbollahut. Sulmet u kryen nga artileria dhe sulme ajrore si pjesë e një “vendosjeje të përforcuar mbrojtëse” pas sulmeve të Hezbollahut ndaj Izraelit këtë muaj.

IDF theksoi se po shqyrton mundësinë e një veprimi tokësor në lumin Litani për të krijuar “një shtresë sigurie shtesë për banorët e Izraelit verior”.

Nërsa, Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se ka kapur dy raketa balistike, një raketë lundrimi dhe disa dronë të lëshuar nga Irani. Arabia Saudite raportoi gjithashtu se raketat ishin nisur nga territori iranian, raporton The Guardian.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu theksoi se pas dy javësh sulmesh të përbashkëta SHBA-Izrael, Irani ka ndryshuar thelbësisht. Qëllimi kryesor është të ndalohen projektet bërthamore dhe balistike të Teheranit.

Netanyahu theksoi se goditjet po synojnë Gardën Revolucionare dhe forcat paramilitare Basij, duke paralajmëruar se Hezbollah do të “paguajë një çmim të lartë”. Ai shtoi se sulmet mund të krijojnë kushtet për një ndryshim të regjimit iranian, por kjo do të kërkonte pjesëmarrjen aktive të qytetarëve iranianë.

Ndërsa, sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Besant, njoftoi se Marina Amerikane do të shoqërojë tankerët e naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit sapo kushtet ushtarake të jenë të favorshme, ndoshta në kuadër të një koalicioni ndërkombëtar.

Ai shtoi se disa anije iraniane dhe kineze po kalojnë aktualisht nëpër ngushticë, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e trafikut detar dhe furnizimeve me energji, raportoi Sky News.

Kurse, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se strategjia e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit do të vazhdojë sipas udhëzimeve të Ajatollah Mojtaba Khamenei, duke theksuar gatishmërinë për të goditur “armikun” në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare, raporton Al Jazeera,

Ambasadori iranian në OKB, Ali Bahreini, deklaroi se Irani nuk planifikon të bllokojë ose minojë Ngushticën e Hormuzit. Ai shtoi se vendi është i gatshëm për një konflikt të zgjatur, por mbetet i hapur për negociata. Bahreini akuzoi SHBA-në për “braktisje të diplomacisë” dhe theksoi se objektivat amerikane për të mposhtur Iranin në pak ditë dështuan.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se që nga fillimi i konfliktit janë goditur rreth 6,000 objektiva në Iran, përfshirë mbi 90 anije dhe 30 që vendosnin mina. Sulmet kanë përfshirë aeroportin e Kermanit dhe objekte të tjera kyçe të infrastrukturës iraniane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gazetari mungesa e rey manajt ve ne prove sulmin e kombetares shqiptare 69b349c58c7ba
Lajmi i mëparshëm

Gazetari: Mungesa e Rey Manajt vë në provë sulmin e Kombëtares Shqiptare

transporti kerkon ndihme nga qeveria cmimi i karburantit rritet qytetaret paguajne faturen 69b34c1ccb243
Lajmi i radhës

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Të fundit nga

ShkoLartë