inteligjenca artificiale ne ndihme te sulmeve kibernetike 6884fc859c542

Inteligjenca artificiale në ndihmë të sulmeve kibernetike

July 26, 2025
1 minut lexim

Shqipëria do të përdorë teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale për të zbuluar, parandaluar dhe reaguar ndaj sulmeve kibernetike, me të cilat shteti, qeveria dhe ekonomia po përballen në mënyrë të vazhdueshme.



“Ndërsa shikojmë që kemi pasur një rritje të sulmeve, apo të llojshmërisë së sulmeve kibernetike, një pjesë e tyre ditëve të sotme kanë filluar të bëhen edhe nëpërmjet inteligjencës artificiale… AI përdoret për sulmet por duhet të përdoret masivisht edhe për mbrojtjen kibernetike,” tha Floreta Faber, zv/drejtore e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Një gjë e tillë është parashikuar në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025–2030, ku për herë të parë pjesë e saj është edhe mbrojtja ndaj kërcënimeve hibride, siç është dezinformimi.

“Mis informacioni është një nga problematikat që gjithnjë e më shumë duhet të gjejë mënyrën për ta parandaluar.”

Mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe e të dhënave të qytetarëve do të forcohet më tej, ndërsa lista e tyre po zgjerohet.

“Tashmë është mbi 200, është një listë që pritet të aprovohet së shpejti nga KM, deri sot që flasim kemi 159 infrastruktura kritike dhe të rëndësishme.”

Një rëndësi të veçantë do të marrë nxitja e kulturës kibernetike përmes ndërgjegjësimit publik. Kostoja e përgjithshme për zbatimin e strategjisë deri në vitin 2027 shkon në rreth 68 milionë euro.

Vitin e kaluar, në vendin tonë ka pasur 32 incidente që kanë ardhur për shkak të numrit në rritje të sulmeve në fushën e sigurisë kibernetike./ Tv Klan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulm i pergjakshem ne gjykaten e iranit grupi xhihadist vret 6 civile 6884f7d5b8f4a
Lajmi i mëparshëm

Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit, grupi xhihadist vret 6 civilë

vatra te reja zjarri edhe ne fshatrat e podujeves bulliqi situata eshte e rende dhe kerkon angazhim te perbashket 6884fea241aa2
Lajmi i radhës

Vatra të reja zjarri edhe në fshatrat e Podujevës, Bulliqi: Situata është e rëndë dhe kërkon angazhim të përbashkët

Të fundit nga

ShkoLartë