integrimi ne be e ardhmja e vetme e maqedonise se veriut 688cd5f5cbca6

Integrimi në BE – e ardhmja e vetme e Maqedonisë së Veriut!

August 1, 2025
min lexim

Shkup, 1 gusht – Integrimi në Bashkimin Evropian duhet të jetë e ardhmja e vetme e Maqedonisë së Veriut. Shkupi zyrtar duhet të përqendrohet në reforma dhe të plotësojë kushtin që ia ka vënë Brukseli, në lidhje me futjen e bullgarëve në Kushtetutë, shkruan “Zhurnal.mk”.
Duket se ende disa politikanë kanë dilema në integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Sidomos politikanët maqedonas të cilët disa nga ata thonë se “do të shkatërrohet BE-ja shumë shpejtë prandaj s’ka nevojë të bëjmë asnjë ndryshim”, të tjerë mendojnë se “Rusia u tregua shumë e fortë në Ukrainë dhe duhet të orientoehmi nga Moska” e të tjerë mendojnë se “Brukseli duhet të na pranojë kështu siç jemi, pa asnjë kusht të ri”. Sidomos te mendimi i fundit bën pjesë kryeministri Mickoski, i cili vazhdimisht thotë se Bullgaria e ka synim shuarjen e identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, dhe nuk do të ndalojë së vepruari deri në momentin kur t’ia arrijë qëllimit. Sipas partisë maqedonase në pushtet, Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë politikën dhe rregullat, që do të thotë se çështjet që janë bilaterale nuk duhet të bëhen pengesë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Kjo formë e të menduarit fatkeqësisht e ka lënë shumë larg Maqedoninë e Veriut në krahasim me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Nëse më parë ishim në një grup të integrimit bashkë e Shqipërinë e Malin e Zi, tanimë më Maqedonia ka mbetur me shtete problematike se Serbia e Bosnja e Hercegovina.
Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos shpeshherë e ka përsëritur që Shqipëria mund të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE brenda dy vitesh, ndërsa në të njëjtën rrugë është edhe Mali i Zi. Me këto dy vende BE-ja i ka hapur të gjitha kapitujt dhe pritet s ëshpejti të mbyllen të njejtët brenda vitit 2027.
Nga ana tjetër normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova të mund të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e anëtarësimit në BE. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, dhe tani ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.
Por, procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet sa më parë, derisa Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të përqendrohet në reforma.
Në këtë periudhë kur Evropa po ballafaqohet me shumë sfida, duhet marrë veprime të shpejta, që do të thotë se procesi i zgjerimit duhet të ketë parashikueshmëri.
Shumë e rëndësishme për BE-në dhe Maqedoninë e Veriut është kujdesi ndaj paqes duke i plotësuar të gjitha mangësitë.
Maqedonia e Veriut i përket Evropës dhe duhet të punohet me përkushtim që të kthehet besimi, pasi nuk ka dyshim se të rinjtë e duan BE-në dhe kanë besim në proces, por fatkeqësisht politikanët nuk po arrijnë të bëjnë reforma dhe të zgjidhin çështjet delikate.
Duhet të jetë e qartë se Evropa nuk është vetëm vlerë, por edhe vend ku duhet të bëhemi pjesë e saj dhe nuk duhet ta shohim atë vetëm si destinacion, por si një mënyrë se si duhet të zhvillohemi e avancohemi. Është shumë e domosdoshmë që në institucione të ketë transparencë dhe gjithëpërfshirje. Çdo vonesë do të krijojë një ndjenjë zhgënjimi dhe mund të ketë pasoja në të ardhmen, shkruan “Zhurnal.mk”.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi nje vendim qe larteson kujtesen emri i azem moranes ngjitet mbi themelet e dijes 688cd0d36ae97
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Një vendim që lartëson kujtesën, emri i Azem Moranës ngjitet mbi themelet e dijes

aksident ne shkoder perplasen dy automjete nje i plagosur 688cdf559628f
Lajmi i radhës

Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete, një i plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë