integrimi ne be bozhegu nuk anetaresohemi duke shkaterruar natyren europa nuk i fal shkeljet e rregullave 6af7a6fd68591

Integrimi në BE, Bozhegu: Nuk anëtarësohemi duke shkatërruar natyrën, Europa nuk i fal shkeljet e rregullave

November 14, 2026
1 minut lexim

Enida Bozhegu ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohet territori shqiptar dhe ndikimin që, sipas saj, kanë interesat personale në vendimmarrjen për pasuritë natyrore dhe zonat e mbrojtura.

E ftuar në emisionin “Black Box” në Ora News, Bozhegu u shpreh se Bashkimi Europian nuk mund të pranojë anëtarësimin e një vendi që shkatërron natyrën dhe nuk respekton rregullat. Sipas saj, vlerësimi i BE-së nuk përcaktohet vetëm nga deklaratat politike, por nga standardet teknike dhe rezultatet konkrete që një vend arrin të përmbushë.

Duke u ndalur te zhvillimet e fundit dhe çështja e flamingove, ajo e cilësoi mënyrën e ndarjes së territorit si një pasqyrë të interesave, ambicieve dhe dëshirave personale, duke pretenduar se pasuritë e vendit po trajtohen si pjesë që ndahen mes aktorëve të ndryshëm.

Bozhegu e krahasoi këtë proces me një formë moderne kolonizimi, ku territori përvetësohet gradualisht përmes interesave të ndryshme dhe marrëveshjeve me investitorë të huaj.

“Është një formë moderne e kolonizimit. Kështu vjen dalëngadalë kolonizimi i një vendi, deri në copëtimin e tij dhe secili merr thelat e veta”, u shpreh Bozhegu në “Black Box”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

diskutohet per te ne prime beharja thyen heshtjen dhe publikon foto krah bashkeshortit ju vazhdoni me lajmet e ne po vazhdojme me jeten 6af78b719e535
Lajmi i mëparshëm

Diskutohet për të në ‘prime’, Beharja thyen heshtjen dhe publikon foto krah bashkëshortit: Ju vazhdoni me lajmet, e ne po vazhdojmë me jetën

zelensky ukraina dhe rusia do te kryejne shkembimin me te madh te te burgosurve 6af7a704bb5ef
Lajmi i radhës

Zelensky: Ukraina dhe Rusia do të kryejnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve

Të fundit nga

ShkoLartë