integrimi ne be ambasadoret kerkojne reforma dhe konsensus politik 6911e88f4514c

Integrimi në BE, ambasadorët kërkojnë reforma dhe konsensus politik

November 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 nëntor – Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 vjen në një moment kyç për procesin e integrimit evropian. Në komunikatë përshëndetet përparimi në disa fusha, si harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, digjitalizimi dhe forcimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile. Megjithatë, Këshilli shpreh shqetësim për mungesën e rezultateve konkrete në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat mbeten pika më kritike. Ai bën thirrje për miratimin e një Kodi të ri Penal të harmonizuar me legjislacionin evropian, forcimin e Prokurorisë Publike dhe rezultate të matshme në hetime e gjykime për korrupsion në nivele të larta. Këshilli thekson se përparimi drejt BE-së kërkon reforma të qëndrueshme, administratë profesionale dhe konsensus të gjerë politik për të siguruar stabilitet institucional dhe shfrytëzim të plotë të fondeve evropiane për vendin. /Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen per janevsken mosnjohja e gjuhes shqipe nuk duhet te kaloje ne frustrim 6911e174a9eac
Lajmi i mëparshëm

VLEN për Janevskën: Mosnjohja e gjuhës shqipe nuk duhet të kalojë në frustrim

21 janari sigurohet fletethirrja e berishes ne spak 6911ea94b5d85
Lajmi i radhës

21 janari, sigurohet fletëthirrja e Berishës në SPAK

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë