institucionet fillojne projektin per dokumentim te 10 masakrave 6864fe705f4d2

Institucionet fillojnë projektin për dokumentim të 10 masakrave

July 2, 2025
1 minut lexim

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka njoftuar se i bashkohet projektit të ri trevjeçar “Kujtesa e masakrave në Kosovë: dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve të masakrave gjatë luftës 1998–1999”, në bashkëpunim me IKKL, Institutin e Antropologjisë të UP-së dhe Muzeun Kombëtar.

Ky institucion nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka bërë me dije se ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të dokumentojë përmes 1000 intervistave audio dhe video kujtimet e të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të 10 prej masakrave më të rënda të luftës në Kosovë.

“Si institucion që ruan dhe promovon kujtesën kulturore dhe historike të vendit, angazhohemi që kjo iniciativë të shërbejë si dëshmi e së vërtetës, një hap drejt drejtësisë dhe një mbështetje për kujtesën kolektive të brezave që vijnë.

Masakrat e përzgjedhura për këtë projekt janë: 1. Masakra e Mejës (27 prill, 1999); 2. Masakra e Makocit (21 prill 1999); 3. Masakra e Poklekut (17 prill 1999); 4. Masakra e Qyshkut (14 maj 1999); 5. Masakra e Lubeniqit (25 maj 1998 dhe 1 prill 1999); 6. Masakra e Krushës së Vogël (25-27 mars 1999); 7. Masakra e Reçakut (15 janar 1999); 8. Masakra e Suharekës (26 mars 1999); 9. Masakra e Studimes (2-3 maj 1999); 10. Masakra e Sllovisë (15-16 prill 1999)”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjashte ndeshje dhe nje gol me kombetaren shqiptare 6864fe34d4d7f
Lajmi i mëparshëm

Gjashtë ndeshje dhe një gol me Kombëtaren shqiptare

dalai lama thote se do te kete nje pasardhes pas vdekjes se tij 6864ff605ac48
Lajmi i radhës

​Dalai Lama thotë se do të ketë një pasardhës pas vdekjes së tij

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë