instat paga mesatare rritje prej 98 ne 2024 en 68b585764b0ac

INSTAT: Paga mesatare rritje prej 9,8% në 2024-ën

September 1, 2025
min lexim

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë gjatë vitit 2024 shënoi rritje prej 9,8% krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 77.485 lekë.

Kjo pagë është llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, dhe mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë dhe kontribuesit, shtetas shqiptarë e të huaj, për të cilët ndërmarrja deklaron pagë mujore bruto.

Referuar raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregun e punës për vitin 2024, 22,4 % e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Për vitin 2024, paga minimale zyrtare është 40.000 lekë.

Krahasuar me vitin 2023, punësimi është rritur me 1,5 pikë përqindje dhe papunësia për grupmoshën 15-74 vjeç është ulur me 0,9 pikë përqindje, çka tregon një përmirësim të përgjithshëm të tregut të punës. Në grupmoshën 15-64 vjeç, 68,6% e popullsisë janë të punësuar, 9,4% janë të papunë dhe 24,3% janë ekonomikisht joaktive, pra jashtë forcës së punës.

Kur analizohen të dhënat sipas gjinisë, vihet re se 74,9% e meshkujve në këtë grupmoshë janë të punësuar, krahasuar me 62,4% të femrave. Në të njëjtën kohë, 8,9% e meshkujve janë të papunë kundrejt 10% të femrave, ndërsa një përqindje më e lartë e femrave, 30,7%, rezultojnë jashtë forcës së punës, përkundrejt 17,7% të meshkujve.

Një tjetër tregues me rëndësi në analizën e pagave është hendeku gjinor në paga, i cili në vitin 2024 rezulton të jetë 4,9%. Të dhënat tregojnë se meshkujt kanë një pagë mesatare mujore bruto 4,9% më të lartë sesa femrat. Krahasuar me vitin 2023, ai është ngushtuar me 1,2 pikë përqindje.

Forca e punës në Shqipëri gjatë vitit 2024 përllogaritet në 1.287.099 persona, nga të cilët 54,1% janë meshkuj dhe 45,9% janë femra. Nga kjo forcë pune, të punësuar vlerësohen të jenë 1.177.245 persona, me një shpërndarje të ngjashme gjinore, 54,4% meshkuj dhe 45,6% femra.

Numri i të papunëve arriti në 109.854 persona, ku 50,7% janë meshkuj dhe 49,3% femra.
Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë mbi 15 vjeç është 8,5%, ndërsa për grupmoshën 15-74 vjeç është 8,7%, me një diferencë gjinore ku papunësia për femrat është 1,1 pikë përqindje më e lartë sesa për meshkujt. Në terma konkretë, papunësia për meshkujt është 8,0% dhe për femrat 9,2%.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VALBON LIMANI
Lajmi i mëparshëm

Valbon Limani uron nxënësit dhe prezanton investimet në arsim

debutimi me torinon asllani i motivuar mund te shenoj 8 gola 68b585d381106
Lajmi i radhës

Debutimi me Torinon, Asllani i motivuar: Mund të shënoj 8 gola

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë