instat jane miratuar 352 leje ndertimi ulje e lehte prej 06 68b1c93553303

INSTAT: Janë miratuar 352 leje ndërtimi, ulje e lehtë prej 0,6%

August 29, 2025
1 minut lexim

Numri i lejeve të ndërtimit ka mbetur pothuajse i pandryshuar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Sipas INSTAT, janë gjatë kësaj periudhe janë miratuar gjithsej 352 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një ulje të lehtë prej 0,6% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, kur u dhanë 354 leje.

Rënia më e madhe u regjistrua në sipërfaqen e ndërtimit, e cila ra në 278.389 m², një ulje drastike prej 67,0% nga një vit më parë (844.137 m²).

Vlera e projekteve ndërtimore arriti në 18,4 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 45,5% nga viti 2024 (33,7 miliardë lekë).

Sipas INSTAT, ndërtimet për banim dominojnë me 271 leje dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 119.051 m². Ndërtesat jorezidente (si hotele, qendra tregtare, objekte industriale) përbëjnë 81 leje, me një sipërfaqe më të lartë ndërtimi, prej 159.338 m².

Qarku i Durrësit kryeson me 156 leje ndërtimi dhe 129.617 m² sipërfaqe ndërtimi.

Rritje të vlerës së projekteve ndërtimore janë shënuar në qarqet Durrës, Korçë dhe Shkodër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiticairi do te behet qender e re kulturore universitare dhe sportive 68b1c7d18a9e8
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti:Çairi do të bëhet qendër e re kulturore, universitare dhe sportive

verstapen nuk pres asgje nga ky sezon 68b1c99425e09
Lajmi i radhës

Verstapen: Nuk pres asgjë nga ky sezon

Të fundit nga

ShkoLartë