inspektorati i tregut ka verejtur rritje te cmimeve tek produktet ushqimore baze deri 5 686002cda8e29

Inspektorati i Tregut ka vërejtur rritje të çmimeve tek produktet ushqimore bazë deri 5 %

June 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 qershor – Inspektorati i Tregut ka vërejtur rritje të çmimeve tek produktet ushqimore bazë deri në pesë për qind tek tregtarët me pakicë, ndërsa tregtarët e shitjeve me shumicë kanë kthyer çmimet që kanë pasur para vendimit për kufizimin e marzhave dhe ngrirjen e çmimeve që përfunduan me 30 prill të këtij viti. Këto gjetje janë nga inspektimet e kryera në mbi 1.000 pika të shitjeve, ndërsa për këtë është informuar edhe Ministria e Ekonomisë.

“Ka rritje të caktuara prej 3 deri në 5 për qind tek produkte bazë që janë produkte me qarkullim të lartë, ndërsa tek ato me qarkullim të ulët, produkte higjienike, pelena dhe ushqime për foshnja, rritjet lëvizin prej 10 deri mbi 20 për qind. Dua ta përmend se janë vërejtur ulje prej 20 deri 100 për qind tek perimet dhe pemët”, tha Vllatko Stojkoski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut .

Në shtatë muajt e fundit Inspektorati i Tregut gjithashtu ka kryera mbi 2 mijë inspektime në objekte hotelierike ku ka gjobitur 879 objekte dhe janë lëshuar 79 vendime për ndalim të përkohshëm për kryerjen e aktiviteteve.

“Në përgjithësi vërejtjet janë për mos pasjen e licencave për punë, kushte jo të duhura apo mos plotësimin e kushteve minimale teknike në çfarëdo konteksti, kalimi i orarit të punës, disiplinë jo e duhur dhe respektim të ligjit të veprimtarisë hotelierike, apo për respektimin e orarit të punës”, shtoi ai.
Në lidhje me respektimin e ligjit për ndalim të duhanit në ambiente të mbyllura, nga 1104 inspektime janë gjobitur 151 objekte./Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen sjell investimin me te madh ne infrastrukturen e ujit ne struge 685ffde4ada00
Lajmi i mëparshëm

VLEN sjell investimin më të madh në infrastrukturën e ujit në Strugë

presidenti begaj vizite tek arbereshet ne kalabri ju jeni me shume se nje komunitet 68600c6a6a3cf
Lajmi i radhës

Presidenti Begaj vizitë tek arbëreshët në Kalabri: Ju jeni më shumë se një komunitet!

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë