inspektorati farmaceutik konfiskon barna ne veri me banderola te serbise 686d3bbfbe077

Inspektorati Farmaceutik konfiskon barna në veri me banderola të Serbisë

July 8, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të aksioneve të vazhdueshme për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve, Inspektorati Farmaceutik zhvilloi aktivitet inspektues në barnatore private në Komunën e Mitrovicës veriore.

Gjatë inspektimit u hasën sasi e madhe e produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas. Produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të Maqedonisë ose dhe pa banderolë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetësisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore. Sipas kësaj ministrie, të njëjtat janë keqpërdorur duke u dërguar në barnatore private për t’u shitur.

“Të gjitha produktet medicinale të paautorizuara u konfiskuan nga ana e inspektoratit dhe ditëve në vazhdim do të vazhdohen me procedurat e rregullta”, thuhet në njoftim.

MSh iu bënë thirrje qytetarëve të sinjalizojnë në çdo kohë në inspektoratet tona për çdo parregullsi që venë re.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tirana perforcon sulmin me serge tabekou 686d3bbc8f162
Lajmi i mëparshëm

Tirana përforcon sulmin me Serge Tabekou

22 te plagosur nga zjarri ne nje ndertese te telekomunikacionit ne kajro 686d3ce894601
Lajmi i radhës

22 të plagosur nga zjarri në një ndërtesë të telekomunikacionit në Kajro

Të fundit nga

ShkoLartë