inspektohen punimet ne uren e ibrit ministria projekti po ecen sipas planit 6a4bce74e83d1

​Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit

July 6, 2026
1 minut lexim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja e rregullt e projekteve infrastrukturore në terren, ndërsa punimet në urën që lidh Zhabarin me Gushacin po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.

Sipas një njoftimi, gjatë inspektimit të realizuar sot, është konstatuar se punimet po avancojnë në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë dhe afatet e përcaktuara.

Sipas ministrisë, përfundimi i këtij projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë në qarkullim, të forcojë lidhjen ndërmjet dy zonave dhe t’u ofrojë qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të sigurt.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve, me qëllim që projektet infrastrukturore të realizohen brenda afateve të parapara dhe në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

belgjika paralajmeron beteje me fifa n per revokimin e kartonit te kuq te balogun 6a4bc9eae9fa0
Lajmi i mëparshëm

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

lamallari mbledh drejtuesit e amp lufta kunder korrupsionit ne radhet e policise se shtetit prioritet qe nuk negociohet 6a4bceef6b896
Lajmi i radhës

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP: Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, prioritet që nuk negociohet

Të fundit nga

ShkoLartë