infrastrukture moderne ne istog ilir ferati ndane pamjet nga dy projekte te perfunduara 68b74fd2be5cf

Infrastrukturë moderne në Istog, Ilir Ferati ndanë pamjet nga dy projekte të përfunduara

September 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati ka ndarë pamjet nga dy projekte të përfunduara në këtë komunë.

Ferati, përmes disa postimeve në facebook ka bërë të ditur se rruga Rusolia në Dobrushë dhe rruga ‘Idriz Nekaj’ në Shushicë të Ulët, të dy këto projekte kanë përfunduar.

“Rruga Rusolia në Dobrushë, tanimë projekt i përfunduar dhe investim në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës gjatë mandatit tonë të parë.

Rruga ‘Idriz Nekaj’ në Shushicë të Ulët është një tjetër projekt i përfunduar nga sektori i infrastrukturës.”, ka shkruar Ferati.

Ndërsa ka shtuar se investime të tilla janë rrugë më të sigurta, lidhje më të shpejta dhe kushte më të mira për jetën e qytetarëve tanë.

“Çdo projekt i realizuar është rezultat i përkushtimit tonë të përbashkët për zhvillim, lëvizje më të lehtë dhe kushte më të mira jetese për qytetarët.

Ky është rrugëtimi që ndërtuam dhe vazhdojmë të ndërtojmë së bashku”, ka shkruar tutje Ferati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lirimi i hapesirave publike rama atyre qe shqetesohen per karriget u them 68b74db454a71
Lajmi i mëparshëm

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

a eshte miqesia dhe jo nje marredhenie romantike sekreti i nje jete te lumtur 68b750f7b78a4
Lajmi i radhës

A është miqësia, dhe jo një marrëdhënie romantike, sekreti i një jete të lumtur?

Të fundit nga

ShkoLartë