infektologu mehmeti ben thirrje per ndergjegjesim te shtuar rreth hiv it 686030bebc1a5

Infektologu Mehmeti bën thirrje për ndërgjegjësim të shtuar rreth HIV-it

June 28, 2025
1 minut lexim

11 të reja me HIV/AIDS janë raportuar përgjatë periudhës janar-maj në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shumica e të prekurve i përkasin gjinisë mashkullore.

Lidhur me këtë situatë, shefi i repartit për trajtimin e rasteve me HIV/AIDS në Klinikën Infektive të Kosovës, Murat Mehmeti, ka deklaruar për Klankosova.tv se nevojitet një nivel më i lartë i ndërgjegjësimit publik rreth kësaj sëmundjeje ngjitëse.

“Mendoj që ndërgjegjësimi nuk është i mjaftueshëm mbi sëmundjen në fjalë, dhe që duhet rritur edhe më shumë ky ndërgjegjësim”, u shpreh Mehmeti.

Ai theksoi gjithashtu se kushtet në repartin ku trajtohen pacientët me HIV/AIDS janë shumë të mira dhe se në dispozicion është terapia antiretrovirale, e cila sipas tij ka rezultuar mjaft efektive te pacientët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dphm nga e hena mot me i ngrohte me rritje graduale te temperaturave 6860304659398
Lajmi i mëparshëm

DPHM: Nga e hëna mot më i ngrohtë me rritje graduale të temperaturave

zyrtarisht zonja bezos gazetarja ndryshon mbiemrin detaje nga ceremonia madheshtore ne venecia e bossit te amazon dhe lauren sanchez 686031ead724d
Lajmi i radhës

Zyrtarisht zonja Bezos! Gazetarja ndryshon mbiemrin, detaje nga ceremonia madhështore në Venecia e “bossit” të Amazon dhe Lauren Sanchez

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë