incidenti ne skene sopranoja eva golemi u rrezua dhe perfundoi ne spitalreagon tkob 68d994b29c2b0

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

September 28, 2025
1 minut lexim

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e njohur Eva Golemi, e cila është rrëzuar në skenën finale teksa interpretonte vdekjen e Violetës.



Vetë skena parashikonte që tenori që interpreton Alfredon ta priste sopranon në krahët e tij. Por përllogaritja e gabuar e kohës dhe mosreagimi i tenorit meksikan Mario Rojas, bënë që Golemi të përplasej në tokë gjatë realizimit të skenës.

Rojas në fakt ndodhej disa metra larg saj dhe spektatorët menduan se rrëzimi i sopranos në mënyrë të tillë ishte pjesë e skenarit, por stafi i TKOB reagoi duke njoftuar ambulancën për të trajtuar me ndihmën e nevojshme mjekësore Eva Golemin.

Më pas sopranoja është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme, ndërsa TKOB ka dalë me një njoftim duke informuar publikun se Eva Golemi ndodhet në proces rikuperimi dhe gjendja e saj paraqitet stabile dhe pa rrezik.

Gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes. Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze. TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë. Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë”, thuhet në reagimin e TKOB.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

555939595 1213815544106272 9178257440746033603 n
Lajmi i mëparshëm

Sotir Lukrovski: Me numrin 9 e kthejmë Karposhin në rrugën e duhur

lladrovci me akuza ndaj pdk se i duan qytetaret vetem per zgjedhje e votime symbyllur 68d996d391f4e
Lajmi i radhës

Lladrovci me akuza ndaj PDK-së: I duan qytetarët vetëm për zgjedhje e votime symbyllur

Të fundit nga

ShkoLartë