incidenti ne prilep zv ministri i mpb se astrit iseni zero tolerance ndaj dhunes masa ndeshkimore ndaj pjesetareve te policise 69067474048a6

Incidenti në Prilep, zv.ministri i MPB-së, Astrit Iseni: Zero tolerancë ndaj dhunës, masa ndëshkimore ndaj pjesëtarëve të policisë

November 1, 2025
1 minut lexim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes futbollistike mes KF Shkëndija – Haraçinë dhe KF Pobeda në Prilep, duke theksuar se MPB-ja ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.

“Pas përfundimit të ndeshjes, policia ka identifikuar dhe ndaluar personin që shkaktoi incidentin në dhomën e zhveshjes së ekipit mysafir, ndërsa ndaj të tjerëve që kanë marrë pjesë në sjellje të papërshtatshme janë ndërmarrë procedurat përkatëse në bashkëpunim me organet kompetente”, ka deklaruar Iseni.

Ai ka bërë të ditur se janë iniciuar edhe masa disiplinore ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk kanë reaguar me kohë, duke theksuar se përgjegjësia në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike është e pandashme.

“Dua të siguroj se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes. Institucionet do të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur rendin publik dhe për të garantuar sigurinë e secilit qytetar, pa dallim. Dhuna nuk ka vend në sport”, përfundoi zëvendësministri Iseni.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

heidi klum nje meduze monstruoze ne festen vjetore te halloween it 69066af1e4469
Lajmi i mëparshëm

Heidi Klum, një “meduzë monstruoze” në festën vjetore të Halloween-it

zv ministri iseni policia ka identifikuar dhe ndaluar personin qe shkaktoi incidentin ne ndeshjen kf haracina kf pobeda 69067b8eaed27
Lajmi i radhës

Zv/ministri Iseni: Policia ka identifikuar dhe ndaluar personin që shkaktoi incidentin në ndeshjen KF Haraçina-KF Pobeda

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë