incidenti i sopranos eva golemi gjate shfaqjes la traviata reagon tkob gjendja shendetesore e qendrueshme 68d95744386ff

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

September 28, 2025
1 minut lexim

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar pas incidentit gjatë shfaqjes, La Traviata, ku si pasojë mbeti e lënduar sopranoja, Eva Golemi.

Reagimi i plotë:

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.

TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.

Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ekspertet armet ilegale rrezik i vazhdueshem per sigurine ne kosove 68d956a168903
Lajmi i mëparshëm

Ekspertët: Armët ilegale, rrezik i vazhdueshëm për sigurinë në Kosovë!

barna me gjuhen e inteligjences artificiale fakulteti i mjekesise nis testimet 68d9576e486ff
Lajmi i radhës

Barna me gjuhën e Inteligjencës Artificiale, Fakulteti i Mjekësisë nis testimet

Të fundit nga

Sali: Integrimi në BE, drejtim i pakthyeshëm

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së granteve në kuadër të thirrjes “Forcimi i angazhimit publik dhe komunikimit në rrugën drejt

Gjiganti anglez e do Alphonso Davies

Manchester United po planifikon të nënshkruajë me Alphonso Davies nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen, raportojnë mediet britanike. Klubi anglez pritet të vendosë si prioritet blerjen e
ShkoLartë