ina zhupa mazhoranca rrezon me 7 vota futjen ne kalendar te shfuqizimit te ligjit 21 2024 per zonat e mbrojtura 6a5622afd0ad3

Ina Zhupa: Mazhoranca rrëzon me 7 vota, futjen në kalendar të shfuqizimit të ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura

July 14, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e Komisionit për kulturën, turizmin dhe diasporën Ina Zhupa, deklaroi se mazhoranca rrëzoi me 7 vota kundër kërkesën e saj për të përfshirë në projekt-kalendarin e punimeve nismën ligjore për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura, të depozituar prej saj më 14 maj.

Sipas Zhupës, refuzimi për ta futur nismën në kalendar deri në fund të korrikut tregon se mazhoranca nuk dëshiron as debat dhe as shfuqizimin e ligjit, pasi ai u shërben projekteve të parashikuara në zonat e mbrojtura. Ajo argumentoi se ligji 21/2024 ka hapur rrugën për ndërtime në këto zona, duke dobësuar mbrojtjen e tyre, ndërsa e lidhi qëndrimin e mazhorancës me projektet e paraqitura në librin “The Albanian Files”, të promovuar nga Kryeministri Edi Rama si vizioni për zhvillimin e turizmit shqiptar.

Reagimi Ina Zhupës:

Sot, në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën kërkova që në projekt-kalendarin e punimeve të përfshihej për shqyrtim nisma ime për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura, të cilën e kam depozituar që më 14 maj.

Përfaqësuesit e mazhorancës votuan 7 vota kundër dhe refuzuan ta fusin në kalendar deri në fund të korrikut. Një vendim që tregon qartë se nuk duan as debat, e jo më shfuqizim të këtij ligji.

Arsyeja është e qartë: shfuqizimi i ligjit do t’u prishte planet për betonizimin e zonave të mbrojtura. Pikërisht ato projekte që promovohen në librin “Albanian Files”, të shpallur nga Edi Rama si vizioni për të ardhmen e turizmit shqiptar, me vila, resorte dhe ndërtime në zemër të natyrës së mbrojtur.

Ligji 21/2024 hapi derën për ndërtime në zonat e mbrojtura, dobësoi mbrojtjen e pasurisë sonë natyrore dhe vuri në rrezik biodiversitetin, peizazhet dhe të ardhmen e turizmit të qëndrueshëm. Prandaj ai duhet të shfuqizohet sa më parë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deklarimi skandaloz i ministres serbe haradinaj vec sa na e forcon vetedijen kombetare kosova mbetet fundi i serbise 6a5622703551b
Lajmi i mëparshëm

Deklarimi skandaloz i ministres serbe, Haradinaj: Veç sa na e forcon vetëdijen kombëtare, Kosova mbetet fundi i Serbisë

ushtria iraniane ngushtica e hormuzit nuk do te hapet kurre permes 6a562310cc3d9
Lajmi i radhës

Ushtria iraniane: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet kurrë përmes…

Të fundit nga

ShkoLartë