imt bllokon pallatin ne astir mbi 4 mije metra katrore ndertim pa leje 68ea47b69a5b9

IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje

October 11, 2025
1 minut lexim

Aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës vazhdoi edhe këtë fundjavë në disa zona të cilësuara problematike për shkak të dendësisë së popullsisë dhe ndërtimeve pa kriter.



Në njësinë nr. 14, në lagjen e Astirit, forca të shumta të Policisë Bashkiake u panë këtë të shtunë duke mbështetur inspektorët e IMT-së në rrethimin dhe bllokimin e një pallati pothuajse të përfunduar.

Plot 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje dhe në shkelje të lejes urbanistike, u bllokuan dhe ka nisur aksioni për shembjen e objektit. Pallati ishte në shkelje flagrante të rregullave ndërtimore.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, i cili drejtoi aksionin, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe se ndërhyrjet nuk do të ndalen. Ai u bëri thirrje sipërmarrësve që të respektojnë rregullat, për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se në të kundërt do të përfshihen në “listën e zezë” të bashkisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

WhatsApp Image 2025 10 11 at 13.54.29
Lajmi i mëparshëm

Dauti: AKI klubi i hipokrizisë, doktori dhe “pacienti” në të njëjtën sallë!

me mire vetem se sa ne nje shoqeri te rreme 68ea4af2a7f58
Lajmi i radhës

Më mirë vetëm, se sa në një shoqëri të rreme

Të fundit nga

ShkoLartë