imri ahmeti premton realizim 100 te planprogramit per lipjanin 68c705b0083d0

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

September 14, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ameti ka shpalosur programin e tij para banorëve të Gadimes.

Ahmeti u premtoi atyre se nëse fiton besimin për një mandat të radhës, do të investojë në infrasteukturë, stadiume, palestra, kanalizim, ujësjellës e shumë projekte të tjera.

“Do të ndërtojmë çerdhe, do ta mbajmë të pastër ambientin e shtretrit e lumenjve. Në qytet do t’i kushtojmë vëmendje rrugëve të reja, do të ndërtojmë pishinë gjysmëolipmike, nënkalime, do të bëhet renovimi i objekteve të vjetra dhe do të vendosen ashensor. Do të ndërtojmë qendrën për fëmijet autik dhe qendrën për persona të moshuar”, tha Ahmeti.

Ai tutje tha se do të punojë në çdo lagje të qytetit, në çdo sokak e familje për të zhvilluar këtë qytet sa më shumë.

“Do ta realizojmë planin 100% qysh në vitin e parë dhe i them Gadimes se do ta kompletojmë infrastrukturën për dy Gadimet në vitin e ardhshëm. Vëmendje të veçante do t’i kushtojmë arsimit, ku kemi 70% të shkollave me një ndrrim, e tani do të fillojmë me mësimin tërëditor në të gjitha shkollat ku ka ambiente të mjaftueshme”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, listës së LDK-së në këtë komunë i prin Imri Ahmeti me 33 kandidatë për asamblenë komunale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rubio takohet me netanyahun ne izrael aleanca me shba ska qene kurre kaq e forte 68c704c7b8b23
Lajmi i mëparshëm

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

amanda seyfried per rolin e saj ne filmin e ri nuk me lejohej te perdorja botox per nje vit ishte nje detyre e veshtire 68c706d32520e
Lajmi i radhës

Amanda Seyfried për rolin e saj në filmin e ri: Nuk më lejohej të përdorja Botox për një vit, ishte një detyrë e vështirë

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë