importi i rrymes po hetohet konsiderohet e papranueshme rritja e cmimit 68d794a23167f

Importi i rrymës po hetohet, konsiderohet e papranueshme rritja e çmimit

September 27, 2025
min lexim

Komuniteti i Energjisë në Vjenë dhe Zyra e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë kanë nisur hetime në lidhje me importin e energjisë elektrike në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur një ditë më parë, zyrtarja e LDK-së Janina Ymeri.

Kosova vitet e fundit është përballë me rritje të çmimit të energjisë, e këtë e ka quajtur të papranueshme profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini.

“Ka diçka aty, është e papranueshme. Nëpër vende të ndryshme të botës po bie çmimi i energjisë elektrike, për shembull në Zvicër që është zvogëluar nga janari për 20 për qind. Ndërsa Kosova shkon në rritje të çmimit të energjisë elektrike, kur e dimë që Kosova ka rezerva të burimit dhe të shfrytëzimit të burimeve natyrore, të prodhimit të energjisë elektrike. Është shumë e papranueshme si me këtë shpejtësi qeveria mori vendime të shpejta pa e analizuar në mënyrë të mirëfilltë analizën e kostos, të cilën mundet me ndikuar. Shembull konkret, rasti konkret të një kompanie prodhuese iu ka rritur katër herë çmimi i energjisë elektrike, shtrohet pyetja se a i kemi kushtet që bizneset e Kosovës të ketë rritje të kostos operative? Jo, sepse ne ende jemi vendi më i varfër në rajon, në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne kemi interes që bizneset të ketë favore në Kosovë, sidomos prodhuese dhe mos të ketë disfavore që mund të ndikojnë në rritjen e kostos së prodhimit të produkteve të tyre dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve, të cilat nuk mund të jenë konkurruese në raport me konkurrencën në treg”, deklaroi Misini për Ekonomia Online.

Ai theksoi se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies ka krijuar hapësirë për hetime të mundshme penale.

“Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies ka shkuar deri në atë pikë që prokuroria ka hapësirë dhe mundësi të kenë gjetje të jashtëzakonshme aty. Është e papranueshme si me na kushtuar çmimi i energjisë elektrike, importi i energjisë më shtrenjtë se në vendet e rajonit. Në çmimin e energjisë elektrike, në çmimet e larta, ne kemi çmimin më të lartë se Suedia. Çfarë standardi të jetesës ka Suedia dhe ne kemi çmimin më të lartë se ta. Rroga mesatare është më e ulëta në raport me rajonin. Nëse kemi një çift që shkojnë me një rrogë mesatare të Kosovës, arrijnë 20-25 për qind pagesë për faturën e energjisë elektrike, si mundet ta përballojnë këtë kosto të shpenzimeve familjare që ndikojnë në uljen e cilësisë së jetës për qytetarët”, shtoi ai.

Ai paralajmëroi se kjo situatë po rëndon bizneset dhe qytetarët, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës dhe konkurrencën në treg.

“Shumica e qytetarëve ngrohen me energji elektrike, nuk kanë alternativa të tjera. Nëse kanë, janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin e Kosovës. Mungesë të transparencës dhe llogaridhënies janë pjesë e korrupsionit”, përfundoi ekonomisti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

la liga pritet ti nis hetimet rreth thirrjeve raciste ndaj rashfordit 68d7949d07a53
Lajmi i mëparshëm

La Liga pritet t’i nis hetimet rreth thirrjeve raciste ndaj Rashfordit

kishte dale per gjah cfare fshihet pas vrasjes se biznesmenit italian ne tepelene 68d795494d38c
Lajmi i radhës

Kishte dalë për gjah, çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

Të fundit nga

ShkoLartë