imerlije saliu drejtesi pa kompromis per rastin trondites ne sllupcan 695f891e822db

Imerlije Saliu: Drejtësi pa kompromis për rastin tronditës në Sllupçan

January 8, 2026
1 minut lexim

Shkup, 8 janar – Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka reaguar lidhur me skandalin që ka ndodhur në fshatin Sllupçan, të komunës së Likovës, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht.
“Si deputete, mbi të gjitha si nënë, e dënoj me dhimbje dhe me ashpërsinë më të madhe aktet e rënda dhe të neveritshme të abuzimit seksual dhe shantazhit ndaj një të miture nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës.
Ky rast është tronditës dhe prek ndërgjegjen e çdo prindi dhe çdo qytetari. Në raste të tilla, toleranca është zero ndaj çdo forme të dhunës seksuale, veçanërisht kur ajo ushtrohet ndaj fëmijëve.
Mbështes veprimet e menjëhershme të Policisë dhe pres që Prokuroria Publike të veprojë me urgjencë, vendosmëri dhe profesionalizëm për të sjellë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, pa asnjë kompromis. Asnjë krim i tillë nuk guxon të mbetet i pandëshkuar.
Mbrojtja e fëmijëve është detyrim kushtetues dhe ligjor i shtetit dhe i çdo institucioni. Heshtja përballë këtyre krimeve është shkelje e së drejtës themelore të fëmijës për siguri dhe mbrojtje.
Si shoqëri, duhet të rrisim vetëdijen se secili prej nesh ka përgjegjësi të raportojë çdo dyshim apo rast të tillë, sepse vetëm përmes zbatimit të ligjit dhe reagimit të menjëhershëm mund të mbrojmë fëmijët tanë dhe të rikthejmë besimin në drejtësi”, ka shkruar Saliu.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pierce brosnan shkelqen me elegance ne premieren gala te filmit giant ne mbreterine e bashkuar 695f8453b922b
Lajmi i mëparshëm

Pierce Brosnan shkëlqen me elegancë në premierën gala të filmit “Giant” në Mbretërinë e Bashkuar

ne 10 vitet e fundit 80 e veturave te importuara ne maqedoni kane qene te perdorura dominojne veturat me nafte mesatarisht te vjetra 19 4 vjet 695f89b7c4303
Lajmi i radhës

Në 10 vitet e fundit, 80% e veturave të importuara në Maqedoni kanë qenë të përdorura! Dominojnë veturat me naftë, mesatarisht të vjetra 19.4 vjet!

Të fundit nga

Ditëlindja e 19-të e iPhone

Steve Jobs e kishte zbuluar për publikun celularin iPhone, 19 vjet më parë, saktësisht më 9 janar 2007. Në fazën e botës së Mac, Jobs kishte shfaqur për herë të parë pajisjen
ShkoLartë