imerlije saliu dhe izet mexhiti vizitojne gostivarin kerkojne veprime te shpejta per rikthimin e furnizimit me uje te sigurt 6a62c8e29568b

Imerlije Saliu dhe Izet Mexhiti vizitojnë Gostivarin, kërkojnë veprime të shpejta për rikthimin e furnizimit me ujë të sigurt

July 24, 2026
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, kanë qëndruar sot në Gostivar për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar dhe masat që po ndërmerren për tejkalimin e saj.

Saliu theksoi se, si deputete e kësaj zone, e konsideron obligim të ndjekë nga afër zhvillimet dhe të kërkojë nga institucionet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të sigurt.

“Shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet absolut. Presim angazhim maksimal nga të gjitha institucionet për ta menaxhuar situatën me përgjegjësi, transparencë dhe efikasitet, deri në rikthimin e plotë të sigurisë dhe normalitetit për çdo familje në Gostivar”, deklaroi deputetja e VLEN-it.

Ajo nënvizoi se institucionet duhet të veprojnë me përkushtim për tejkalimin e situatës, duke garantuar sigurinë shëndetësore të banorëve dhe normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

era istrefi mahnit me paraqitjen ne fotosesionin e ri ngjall kureshtje per projektin e ardhshem muzikor 6a62aa1c48fb5
Lajmi i mëparshëm

Era Istrefi mahnit me paraqitjen në fotosesionin e ri, ngjall kureshtje për projektin e ardhshëm muzikor

kgjk ja sot shqyrton terheqjet e doreheqjeve te gjyqtareve serbe 6a62fcd67364b
Lajmi i radhës

KGJK-ja sot shqyrton tërheqjet e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

Të fundit nga

Dua Lipa shijon pushimet me vajzat në Itali

Dua Lipa ka shijuar një udhëtim të veçantë vetëm me vajzat në Portofino të Italisë, ku është bashkuar me shoqet për të festuar martesën e afërt të mikeshës së saj të ngushtë,
ShkoLartë