imerlije saliu cfare hipokrizie bdi po perveteson meritat per medresene 687acc427976a

Imerlije Saliu: Çfarë hipokrizie! BDI po përvetëson meritat për Medresenë

July 19, 2025
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-mimistrit të Jashtëm të BDI-së, Bujar Osmani dhe eksponentëve të BDI-së lidhur me zgjidhjen ligjore për statusin e Medresesë.

“Çfarë hipokrizie!” – shprehet ajo, duke e cilësuar reagimin e Osmanit për këtë çështje si “një përpjekje të ulët për të përvetësuar meritat e të tjerëve” dhe një dëshmi se “mashtrimi dhe manipulimi politik janë bërë standard në diskursin e BDI-së”.

Sipas saj, gjatë qeverisjes së kaluar, BDI përdori Medresenë si mjet elektoral, solli një vendim anti-kushtetues para zgjedhjeve dhe më pas, me ndikim në Gjykatën Kushtetuese, e rrëzoi vetë atë vendim.

“VLEN veproi! Hartuam ligj të mirëfilltë, e miratuam në Qeveri dhe shumë shpejt do ta votojmë edhe në Kuvend. Ky është dallimi midis propagandës dhe punës konkrete”, tha Saliu.

Ajo theksoi se çdo përpjekje për të relativizuar këtë arritje është “tallje me dijen, me Medresenë, me besimin dhe me të ardhmen e qindra të rinjve tanë”.

“Kur të votohet ligji në Kuvend, çfarë do të thoni më pas? Të paktën heshtni para së vërtetës”, përfundoi ajo.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse huda po terheq kaq shume vemendje ne love island 687ac844ec53f
Lajmi i mëparshëm

Pse Huda po tërheq kaq shumë vëmendje në “Love Island”?

bekir erdem drejtor i ri sportiv ne fc shkupi 687ad168abf6e
Lajmi i radhës

Bekir Erdem, drejtor i ri sportiv në FC Shkupi

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë