imeri stafai vlen po e transformon gostivarin me investime te prekshme 64 milione denare per bulevardin vellezerit gjinovski 686a72a843ce5

Imeri Stafai: VLEN po e transformon Gostivarin me investime të prekshme, 64 milionë denarë për bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”

July 6, 2025
1 minut lexim

Gostivar, 6 korrik – Gostivari po përjeton transformim të përditshëm falë investimeve të reja infrastrukturore. Një nga projektet më të rëndësishme që po realizohet me ritëm të shpejtë është ndërtimi i bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”, i cili po financohet me 64 milionë denarë të ndara nga Qeveria, përmes përkushtimit dhe angazhimit të koalicionit VLEN.

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka theksuar se ky investim nuk është luks, por një nevojë jetike për qytetarët e Gostivarit. Sipas saj, bulevardi do të sjellë infrastrukturë moderne, qasje urbane të avancuar dhe mbi të gjitha, do të përmirësojë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“VLEN nuk rri, VLEN punon. Kjo është dëshmi e qartë se me përkushtim dhe vizion të qartë, po e bëjmë realitet zhvillimin që qytetarët meritojnë”, deklaroi Imeri Stafai.

Bulevardi i ri pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin urban, të hapë mundësi të reja zhvillimi dhe të rrisë standardin e jetesës për banorët e zonës.

Projekti është pjesë e strategjisë së gjerë për modernizimin e infrastrukturës së qytetit, ku Qeveria luan rol kyç realizimin e projektit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski 38 automjete jane vene ne perdorim per shuarjen e zjarreve 686a6dba8ff41
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: 38 automjete janë vënë në përdorim për shuarjen e zjarreve

shtohen plazhet publike pogradec asnje subjekt privat nuk eshte pajisur me leje 686a7c4442714
Lajmi i radhës

Shtohen plazhet publike/ Pogradec, asnjë subjekt privat nuk është pajisur me leje

Të fundit nga

ShkoLartë