imeri po te ishin numrat per qeveri konstituimi i kuvendit nuk do te ishte ceshtje 68ac4b725be1b

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

August 25, 2025
1 minut lexim

Politologu Dorajet Imeri ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit lidhet me numrat për formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se emrat e të propozuarve për kryetar Kuvendi nuk janë problemi.

“Konstituimi i Kuvendit nuk është çështja, s’ka qenë kurrë emri i Albulena Haxhiut, as emri i ministrave tash deputet, por lidhet me pamundësinë për të pas 61 vota për të formuar Qeverinë. Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje”, ka thënë ai në emisionin “Mesditë në Tëvë1.

Ai ka thënë se Vetëvendosje por as ish –partitë opozitare nuk i kanë votat për një shumicë parlamentare.

“Vetëvendosje e ka të vështirë, ndoshta të pamundur për të bërë shumicën e re në Kuvendin e Kosovës. Partitë që kanë dal e dyta dhe e treta e kanë të pamundur, sepse e kanë bërë publike dhe numerikisht e kanë të vështirë nëse nuk përfshihet Lista Serbe dhe të gjithë deputetët e LDK-së”, ka thënë ai.

Imeri ka vlerësuar se tani partitë janë të fokusuara në zgjedhjet lokale dhe kanë këtë diskurs.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

wirtz flet per kalimin tek liverpooli 68ac4b53a58da
Lajmi i mëparshëm

Wirtz flet për kalimin tek Liverpooli

shkaktoi ne gjendje te dehur aksidentin ku humben jeten dy motrat nga delvina shoferi 23 vjecar ishte punonjes ne ministrine e brendshme 68ac4c064ce85
Lajmi i radhës

Shkaktoi në gjendje të dehur aksidentin ku humbën jetën dy motrat nga Delvina, shoferi 23-vjeçar ishte punonjës në Ministrinë e Brendshme

Të fundit nga

ShkoLartë