imeri ldk ka qendruar anemike ndaj konstituimit te kuvendit 68df0d22f10cf

Imeri: LDK ka qëndruar anemike ndaj konstituimit të Kuvendit

October 3, 2025
1 minut lexim

Politologu, Dorajet Imeri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pasur një qëndrim tepër anemik ndaj çështjes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Imeri ka theksuar se neutraliteti i LDK-së në këtë proces nuk është i përshtatshëm, pasi sipas tij, ky subjekt politik duhet të jetë në ballë të zhvillimeve politike dhe të ofrojë zgjidhje të duhura.

“Më duket që Lidhja Demokratike e Kosovës ka qëndruar tepër anemike në pozicionin e saj. Deri diku e kuptoj këtë sjellje, sepse përvoja me Lëvizjen Vetëvendosje ndikoi negativisht në një proces paraprak zgjedhor.

Provuan që të këndelleshin nga një rezultat historikisht i dobët e kam fjalën për periudhën kur Isa Mustafa ishte kryetar i partisë dhe pastaj përpjekjet e Abdixhikut për ta rikëndellur partinë rezultuan me një arritje e cila duhet të trajtohet me kujdes, për të mos thënë që nuk është ajo çfarë LDK-ja ka pretendime se do të arrij. Qëndrimet kështu për një kohë, sikur neutral nuk më kanë pëlqyer sepse kam konsideruar që LDK-ja duhet të jetë në ballë të proceseve dhe të ofroj zgjidhje të duhur”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a eshte milani favoriti i ri per te fituar serie a 68df0d16331d0
Lajmi i mëparshëm

A është Milani favoriti i ri për të fituar Serie A?

edhe neser mot i ftohte do te kete riga shiu 68df150e6304a
Lajmi i radhës

Edhe nesër mot i ftohtë, do të ketë riga shiu

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë