imazhet satelitore ngrene serish alarmin dyshohet se irani ka rifilluar aktivitetet ne objektet berthamore 6a51f653a64ca

Imazhet satelitore ngrenë sërish alarmin, dyshohet se Irani ka rifilluar aktivitetet në objektet bërthamore

July 11, 2026
1 minut lexim

Imazhe satelitore ekskluzive, të siguruara dhe analizuara nga CNN në bashkëpunim me Institutin për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (Institute for Science and International Security), tregojnë shenja se Irani mund të ketë nisur rindërtimin e objekteve të tij bërthamore.

Sipas analizës, aktivitetet e vërejtura në terren ngrenë pikëpyetje nëse Teherani ka shkelur memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara në fund të muajit qershor.

Dyshimet shtohen pasi këto zhvillime mund të kenë ndodhur edhe përpara se presidenti amerikan Donald Trump të sinjalizonte fundin e marrëveshjes, duke urdhëruar sulme të reja ndaj Iranit.

Raporti i CNN bazohet në analizën e imazheve satelitore dhe vlerësimin e ekspertëve të sigurisë ndërkombëtare, të cilët po monitorojnë nga afër zhvillimet në objektet bërthamore iraniane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

intellinews jehone protestave ne shqiperi revolucioni flamingo kalon kufijte mijera qytetare kerkojne largimin e rames 6a51f625bf19a
Lajmi i mëparshëm

IntelliNews jehonë protestave në Shqipëri: “Revolucioni Flamingo” kalon kufijtë, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës

gjyshja ia beri kete te mire te madhe shyhrete behlulit 6a51f71e6ee49
Lajmi i radhës

Gjyshja ia bëri këtë të mirë të madhe Shyhrete Behlulit

Të fundit nga

ShkoLartë