iliri kerkonlirine avokati ka hetim te thelluar nga spak provat po perforcohen per veprat e dyshuara 6876e6515ea04

Iliri kërkon…lirinë/ Avokati: Ka hetim të thelluar nga SPAK, provat po përforcohen për veprat e dyshuara!

July 16, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila vlerësoi si të ligjshëm masën e sigurisë “arrest me burg”.

Meta përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Avokati i njohur Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri tani kanë konfirmuar se arrestimi i ilir Metës ka qenë i ligjshëm.

Gjatë diskutimit në studio, avokati Kara tha se nga hetimet e SPAK provat mund të përforcohen.

“Të gjitha shkallët e gjykimit nuk e gjetën se qëndron pretendimi i palës së Metës përballë prokurorisë, pasi nuk e gjykuan se ky arrestim është i paligjshëm. Me trendin e hetimit mund të përforcohen provat për veprat që ka bërë. Ka hetim të thelluar dhe po dalin prova pas provash, po dalin kartat, këto janë fakte.

Këto s’kanë dalë nga fantazitë  e prokurorisë, por janë prova dhe janë dhe dëshmi. Do kemi dhe një proces të gjatë. Provat janë aty, sistemi TIMS, telefonata të përgjuara. Prokuroria e ka krijuar bindjet përtej dyshimit të arsyeshëm. Faktet dhe provat që tregojnë se ka kryer vepra të rënda, janë vepra më të rënda se ato të Berishës”, u shpreh ai.

Ai theksoi se hetimet duhet të provojnë nëse Ilir Meta ka përfituar nga kartat, që ka përdorur ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

“Meta do të përgjigjet nëse kartat i sollën përfitime. SPAK të marrë darët e ligjit dhe t’i sekuestrojë çdo pasuri”, theksoi ai

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filipce konsensusi mbipartiak eshte zgjidhja e vetme te bisedojme dhe te percaktojme vijat e kuqe 6876dcf31d843
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: Konsensusi mbipartiak është zgjidhja e vetme, të bisedojmë dhe të përcaktojmë vijat e kuqe

klopp tregon se nga kush varet suksesi i florian wirtz te liverpooli 6876e6c841198
Lajmi i radhës

Klopp tregon se nga kush varet suksesi i Florian Wirtz te Liverpooli

Të fundit nga

ShkoLartë