ilire dauti ia perplas shifrat dimitrievskit grupi i vogel shqiptar eshte sa gjysma e maqedonasve 6aefa27162426

Ilire Dauti ia përplas shifrat Dimitrievskit: „Grupi i vogël“ shqiptar është sa gjysma e maqedonasve!

November 8, 2026
1 minut lexim
IMG 1934

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili shqiptarët i kishte cilësuar si „një grup i vogël qytetarësh“.
Dauti i është përgjigjur me argumente demografike, duke rikujtuar se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë, ndërsa maqedonasit 54.2%.
„Pra, shqiptarët janë sa 54.4% e numrit të maqedonasve, më shumë se gjysma e tyre. Ky grup vështirë se mund të quhet i vogël, përveçse në matematikën tuaj politike“, ka shkruar Dauti.
Ajo i ka dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë Dimitrievskit, duke i kërkuar të ketë kujdes në deklaratat për shqiptarët dhe gjuhën shqipe.
„Në Qeveri ndaç rri, ndaç mos, veç kujdes kur flet për shqiptarët dhe gjuhën shqipe“, përfundon reagimi i deputetes, me shprehjen: „Не мешај баби и жаби!“ (Mos i ngatërro gjërat që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën!).

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njeri po lufton per jeten kryeministri i polonise dergon mesazh pas te shtenave 6aefa217bdd34
Lajmi i mëparshëm

“Njëri po lufton për jetën” – kryeministri i Polonisë dërgon mesazh pas të shtënave

vetem tete dite pas iu bashkua onlyfans ish ylli i nba lamar odom fiton mbi 45 mije euro 6aefa2740b97c
Lajmi i radhës

Vetëm tetë ditë pas iu bashkua OnlyFans, ish-ylli i NBA, Lamar Odom fiton mbi 45 mijë euro

Të fundit nga

ShkoLartë