ilire dauti godet halil snopcen ky deputeti i taravarit te mos na beje moralistin 688692b0da6ba

Ilire Dauti godet Halil Snopçen: Ky deputeti i Taravarit të mos na bëjë moralistin

July 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 korrik – Deputetja e ASH, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të ASH-së, Halil Snopçe, duke e akuzuar për hipokrizi dhe përpjekje për të luajtur rolin e moralistit, ndonëse ka qenë vetë pjesë e vendimeve diskriminuese kundrejt diasporës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dauti kujton se Snopçe ka qenë pjesë e Qeverisë së përbashkët me VMRO-DPMNE, kur është marrë vendimi për përjashtimin e diasporës nga përfaqësimi politik, përmes zvogëlimit të numrit të këshilltarëve në komuna dhe ndikimit në ndarjen e buxhetit.

“Vendimet nuk i merrnit vetë, duart i kishit ngjitur në të njëjtën tryezë,” shkruan ajo, duke aluduar në përgjegjësinë kolektive të partnerëve qeveritarë të atëhershëm.

Dauti thekson se nuk është momenti që të bëhen viktima apo të flasin për parime ata që, sipas saj, kanë qenë bashkëpërgjegjës për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në diasporë dhe brenda vendit.

“Kujtesa e shkurtër është rehati për fajtorin, por padrejtësi për të vërtetën,” thekson deputetja.

Në fund, ajo kërkon tërheqjen e menjëhershme të ligjit për pushtetin lokal, i cili pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është cilësuar si antikushteues.

“Po nuk e tërhoqën ata, nuk do ta lejojmë të kalojë ne – që çdoherë kemi qenë kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të shqiptarëve,” përfundon reagimin e saj Ilire Dauti.

Ky postim vjen në një kohë të tensionuar politike, ku çështjet që prekin përfaqësimin dhe ndarjen e pushtetit lokal janë kthyer në pikë përplasjeje mes partive shqiptare.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndarja e lokacionit me partnerin gjest dashurie apo sinjal alarmi 688689899a6ba
Lajmi i mëparshëm

Ndarja e lokacionit me partnerin: Gjest dashurie apo sinjal alarmi?

humb kontrollin e makines dhe perplaset me borduren e rruges plagoset shoferja dhe pasagjerja 68869c4a450f5
Lajmi i radhës

Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me bordurën e rrugës, plagoset shoferja dhe pasagjerja

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë