ilir meta sot ne spak per tu njohur me akuzat mberrin ne prokurori avokati i kreut te pl 68907f5ab9edf

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

August 4, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pritet të paraqitet sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe akuzat zyrtare ndaj tij.

Komunikimi i akuzave ishte planifikuar që të hënën e kaluar, por u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili ndodhej jashtë vendit.

Në këto momente, avokati Cakrani është paraqitur në SPAK, duke i hapur rrugë vijimit të procedurës ligjore.

Pritet që në orët në vijim edhe vetë Ilir Meta të mbërrijë në ambientet e Prokurorisë për t’u njohur zyrtarisht me dosjen dhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 6
Lajmi i mëparshëm

Val Zeka reagim ndaj Ali Ahmetit: Mjaft më me mashtrime – ku ishe kur shqiptarët po vriteshin në Kumanovë?

lendohen 11 futbolliste ne serbi i goditi rrufeja 68907fd1ca854
Lajmi i radhës

Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja

Të fundit nga

ShkoLartë