ilir meta deshmon sot per 21 janarin 6943cb54c50e8

Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”

December 18, 2025
1 minut lexim

Ish-presidenti Ilir Meta do të lërë këtë të enjte, 18 dhjetor, qelinë dhe do të shoqërohet me forca policie drejt Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 për t’u marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Asokohe Ilir Meta ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit.

Meta kërkoi vet që të deklarojë për dosjen e 21 janarit që po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, me argumentin se ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor.

Hetimet për këtë dosje janë intensifikuar nga organi akuzues me marrjen ne pyetje te personave të përfshirë në këtë ngjarje. Vetëm disa ditë më parë, SPAK-u mori në pyetje ish-presidentin Bamir Topi për 1 orë e 30 minuta.

Ndërkohë më parë janë marrë në pyetje dhe dy figurat kryesore në atë ngjarje: ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, e më pas ish-kryeministri, Sali Berisha.

Protesta e 21 janarit, ku 4 protestues mbetën të vrarë dhe të tjerë u plagosen, ndodhi pas publikimit të një video skandali mes ish-presidentit të asaj kohe, Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Në filmimin prej 12 minutash, dëshmohej pazari mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në atë kohë ministër, për 700 mijë euro, në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.

Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK-u korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkupi renditet i dyti ne evrope per ndotjen e ajrit 6943c94eab424
Lajmi i mëparshëm

Shkupi renditet i dyti në Evropë për ndotjen e ajrit

botafogo shkarkon djalin e carlo ancelottit 6943cbb3dab94
Lajmi i radhës

​Botafogo shkarkon djalin e Carlo Ancelottit

Të fundit nga

ShkoLartë