ikshpk vaksinimi i femijeve i domosdoshem para fillimit te vitit shkollor dhe parashkollor 68ad88af9cffe

IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve i domosdoshëm para fillimit të vitit shkollor dhe parashkollor

August 26, 2025
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë publikuar një njoftim të rëndësishëm për prindërit dhe institucionet arsimore, gjersa bëjnë të ditur se vaksinimi i fëmijëve i domosdoshëm para fillimit të vitit shkollor dhe parashkollor.

MSH dhe IKSHPK u bëjnë thirrje prindërve që të sigurohen që fëmijët të kenë marrë të gjitha vaksinat e parashikuara sipas Kalendarit të Rregullt të Vaksinimit, para fillimit të vitit të ri shkollor dhe paraqitjes në çerdhe e kopshte.

“Vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë fëmijët nga sëmundje të rënda e ngjitëse.

Vaksinimi në kohë ndihmon në parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve në komunitet. Shëndeti i fëmijës suaj është mbrojtja më e mirë për të dhe për shoqërinë. Ju ftojmë që të vizitoni Qendrën tuaj më të afërt të Mjekësisë Familjare për të kryer vaksinimin para fillimit të vitit shkollor”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhuna ne familje prangat elektronike mbrojne viktimat 68ad87c2c9c69
Lajmi i mëparshëm

Dhuna në familje, prangat elektronike mbrojnë viktimat

rihanna shfaq barkun e saj te rrumbullakosur ne los angeles 68ad89d23e6b1
Lajmi i radhës

Rihanna shfaq barkun e saj të rrumbullakosur në Los Angeles

Të fundit nga

ShkoLartë