ikshpk uji i pishines se germise nuk i plotesoi standardet te premten dalin rezultatet tjera 6881eb46b7609

IKShPK: Uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotësoi standardet – të premten dalin rezultatet tjera

July 24, 2025
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se, në bazë të analizave laboratorike të ujit të pishinës së Gërmisë, të marra më 19 korrik, parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet.

Ndërkaq, IKShPK thotë mostra janë marrë edhe më 23 korrik, teksa thekson se rezultatet pritet të dalin gjatë të premtes (25 korrik).

“Ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKSHPK kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik 2025. Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njëjtën ditë”.

“Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025”, ka thënë IKShPK.

Instituti tha se në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së.

IKShPK tha se këto analiza janë bërë në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe bazuar në kontratën që ka me ndërmarrjen publike “Sport Marketing” SH.A, që bën menaxhimin e pishinës së Gërmisë në Prishtinë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flaket rrezikojne parkun e llogarase nuk ndalet zjarri ne dukat 6881e92ba1c74
Lajmi i mëparshëm

Flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë/ Nuk ndalet zjarri në Dukat

zjarri i veres vesa me poza te nxehta nga bregdeti italian 6881ec37d0d4b
Lajmi i radhës

‘Zjarri’ i verës, Vesa me poza të nxehta nga bregdeti italian

Të fundit nga

ShkoLartë