ikshpk ska asnje rast me virusin chikungunya ne kosove a rajon 68960601dabb3

IKShPK: S’ka asnjë rast me virusin “Chikungunya” në Kosovë a rajon

August 8, 2025
min lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë, por as në rajon, nuk është raportuar asnjë rast i prekjes nga virusi “Chikungunya”.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, IKShPK tha se po i përcjellë me vëmendje zhvillimet sa i përket situatës epidemiologjike me “Chikungunya” në nivel global, pas raportimeve për rritjen e numrit të rasteve në disa vende të botës.

“Në Kosovë dhe në vendet në rajon nuk është raportuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje”, u tha në njoftimin e IKShPK-së.

Sipas institutit, “Chikungunya” është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus.

U tha se kjo sëmundje nuk përhapet nga personi në person, por vetëm përmes mushkonjës që e bart virusin.

Megjithatë, me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, IKShPK rekomandon qytetarët që, potencialisht, udhëtojnë në vendet ku janë regjistruar raste, që të zbatojnë masat parandaluese si në vijim:

Përdorni repelentë kundër mushkonjave

Mbuloni sipërfaqet e ekspozuara të trupit me rroba të gjata

Reduktoni ekspozimin ndaj mushkonjave

Nëse zhvilloni simptoma si ethe, temperaturë, dhimbje kyçesh, skuqje lëkure brenda dy javësh nga kthimi në vend, njoftoni mjekun dhe tregoni vendin e udhëtimit.

IKShPK njofton po ashtu se në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve laboratorike, ka siguruar teste diagnostikuese për konfirmim të rasteve të dyshimta.

Çfarë është “Chikungunya”?

“Chikungunya” është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus. Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi te personi, por vetëm përmes mushkonjës që bart virusin.

Emri dhe origjina

Fjala “Chikungunya” vjen nga një gjuhë lokale në Tanzani dhe nënkupton “ai që përkulet”, për shkak të mënyrës së ecjes së pacientëve që vuajnë nga dhimbje të forta në kyçe. Virusi u identifikua për herë të parë në vitin 1952, dhe që atëherë është përhapur në mbi 110 vende të botës.

Simptomat

Simptomat shfaqen zakonisht 3–7 ditë pas pickimit nga një mushkonjë e infektuar dhe përfshijnë:

Ethe të larta

Dhimbje të forta në kyçe (simptomë karakteristike)

Dhimbje muskujsh

Dhimbje koke

Lodhje dhe plogështi

Skuqje të lëkurës

Ënjtje e kyçeve

Në shumicën e rasteve, përmirësimi ndodh brenda një jave, por dhimbjet e kyçeve mund të vazhdojnë për muaj ose vite, veçanërisht tek të moshuarit.

Kush është në rrezik më të lartë?

Të porsalindurit (nëse nëna është e infektuar)

Personat mbi 65 vjeç

Personat me sëmundje kronike (si diabeti, sëmundje të zemrës, hipertensioni)

Megjithëse simptomat mund të jenë të rënda, vdekjet nga chikungunya janë të rralla.

Diagnostikimi dhe trajtimi

Nuk ka ilaç specifik antiviral për chikungunya.

Diagnoza bëhet përmes testeve të gjakut që zbulojnë praninë e virusit ose antitrupave.

Trajtimi është simptomatik:

Përdorimi i paracetamolit për temperaturë dhe dhimbje

Pushim i mjaftueshëm

Hidratim i mirë (ujë dhe lëngje)

Shmangia e aspirinës ose ibuprofenit nëse dyshohet për dengue

A ka vaksinë?

Aktualisht nuk ka vaksinë të licencuar për përdorim të gjerë kundër chikungunya, edhe pse disa janë në fazë testimi. Prandaj, parandalimi është masa më efektive.

Si mbrohemi nga Chikungunya?

Elimino ujin e ndenjur rreth shtëpisë (vazo, kazanë, goma, enë plastike)

Mbulo enët me ujë dhe pastro i rregullisht

Vendos rrjeta në dritare dhe përdor repelent kundër mushkonjave

Vishu me rroba me mëngë të gjata, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje

Situata globale

“Chikungunya” është përhapur në më shumë se 110 vende në Afrikë, Azi, Amerikë Latine dhe Evropë. Ndryshimet klimatike dhe rritja e udhëtimeve ndërkombëtare kanë rritur rrezikun e përhapjes së saj në zona të reja.

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO)

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu me shume se 1 250 punesime te reja ne shendetesi brenda 45 diteve 6896058a05986
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Më shumë se 1.250 punësime të reja në shëndetësi brenda 45 ditëve

rita ora sjell kengen e re joy 6896072ddc094
Lajmi i radhës

Rita Ora sjell këngën e re “Joy”

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë