ikshpk nga testet e fundit uji i pishines se germise eshte brenda standardeve 688374d43cdd6

IKShPK: Nga testet e fundit, uji i pishinës së Gërmisë është brenda standardeve

July 25, 2025
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se pas testimit të mostrave të marra më 23 korrik nga uji i pishinës së Gërmisë, rezultatet kanë dalë pozitive.

Sipas njoftimit të fundit nga ky institut, thuhet se rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Gërmisë të marra me datë 23 korrik 2025, “rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina”.

IKShPK tha se me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane në institut do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë.

Dje gjatë ditës, IKShPK njoftoi se nga mostrat e marra më 19 korrik, uji nga pishina e Gërmisë doli të jetë jashtë standardeve të lejuara.

Në ndërkohë, u njoftua se pishina ishte mbyllur përkohësisht. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vizat ambasada amerikane sqaron qytetaret kohezgjatja e qendrimit percaktohet nga 688372b92dd89
Lajmi i mëparshëm

Vizat/Ambasada Amerikane sqaron qytetarët: Kohëzgjatja e qëndrimit përcaktohet nga..

mos u vish shume shkurt kiara tito tregon kritikat qe luizi ia ben per veshjet 68837600452bb
Lajmi i radhës

“Mos u vish shumë shkurt”, Kiara Tito tregon kritikat që Luizi ia bën për veshjet

Të fundit nga

ShkoLartë