​IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

June 29, 2025
1 minut lexim

Pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme dhe pavarësisht moshës.

Për këtë, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme.

Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por, që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë duhet të ndiqen disa këshilla, thotë IKSHPK.

Përdorni krem mbrojtës nga dielli, mbrojeni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit, pini sa më shumë ujë, qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, mbani syze dielli, mbroni sytë tuaj nga rrezet ultraviolet, shmangni notin vetëm, gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje, kontrolloni kushtet e detit, respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit, mos harroni kapelën tuaj – mbrojeni kokën dhe fytyrën nga dielli.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Nesër dhe pasnesër në Shkup regjim i posaçëm në komunikacion, organizohet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë