ikmt imt dhe policia bashkiake zbarkojne serish ne lungomare per lirimin e hapesirave publike 691b08f8a7fee

IKMT, IMT dhe Policia Bashkiake ‘zbarkojnë’ sërish në Lungomare për lirimin e hapësirave publike

November 17, 2025
1 minut lexim

IKMT, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë zbarkuar sërish sot në zonën e Lungomares, për të vijuar aksionin e nisur gjatë muajve korrik dhe gusht për lirimin e hapësirave publike.

Ky operacion, i cili pati një valë të parë intensive gjatë sezonit veror, është rikthyer tashmë në qendër të vëmendjes pas konstatimit të rasteve të reja të zënies së hapësirave publike, kryesisht me struktura të paligjshme, tavolina, kioska të improvizuara dhe objekte të tjera që bllokojnë lëvizjen e qytetarëve dhe këmbësorëve.

Sipas informacioneve paraprake, çdo subjekt që nuk pranon të lirojë hapësirën publike brenda afatit të kërkuar do të përballet me masa administrative, gjoba dhe procedura të tjera ligjore. Autoritetet theksojnë se qëllimi i aksionit është garantimi i një hapësire të hapur dhe të aksesueshme për të gjithë, si dhe respektimi i rregullave urbanistike në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa kontrolli do të shtrihet në të gjithë zonën bregdetare të Vlorës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndarja e cmimeve e gjithe vemendja te aktorja me trupin sirene 691af657ed7d3
Lajmi i mëparshëm

Ndarja e çmimeve, e gjithë vëmendja te aktorja me trupin “sirenë”

medalistja e arte australiane ne lojerat paralimpike vdes ne moshen 28 vjecare 691b0953f37a7
Lajmi i radhës

Medalistja e artë australiane në Lojërat Paralimpike, vdes në moshën 28 ​​vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë