iken i nxehti ekstrem ne fundjave freskohet moti 689f2265b7f04

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

August 15, 2025
1 minut lexim

Moti pritet të freskohet këtë mes gushti.



Sipas meteorologëve, fundjava do të sjellë ulje të temperaturave maksimale dhe minimale.

“Dita e shtunë ka një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës, por është dita e diel që do të sjellë një rënie më të ndjeshme, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 36 gradë Celsius dhe mbetet veriperëndimi në rang territori shqiptar me temperatura më të larta, ndërsa pjesa tjetër e ultësirës perëndimore, duke përfshirë këtu Tiranën, Beratin, Elbasanin, Gjirokastrën, të jenë rreth vlerës 33–34 gradë Celsius në orët e mesditës.

Vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit në vlerën 31–32 gradë Celsius, dhe rënia e temperaturave të ajrit do të ndihet edhe në zonat malore, duke bërë që maksimumet aty të jenë rreth vlerës 28–29 gradë Celsius,” tha Hakil Osmani, “MeteoAlb”.

Orët e pasdites, jo vetëm të premten, por edhe gjatë fundjavës, pritet të sjellin shtim të vranësirave dhe mundësi për reshje shiu.

“Gjatë orëve të pasdites, kryesisht në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat qendrore, herë pas here do të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave, duke bërë që të kemi mundësi edhe për reshje të izoluara shiu.

Mbeten këto vranësira prezente edhe gjatë fundjavës, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe mbrëmjes, duke bërë që herë pas here dita e shtunë të krijojë mundësi për rrebeshe të izoluara shiu në zonat veriore, ndërsa dita e diel gjysma e territorit shqiptar do të mbetet e rrezikuar nga këto rrebeshe afatshkurtra shiu.

Sigurisht që do të jenë reshje të izoluara në sasi të pakta, por që do të jenë disi prezente në vendin tonë.”

Sipas parashikimeve të meteorologëve, era nuk do të jetë shqetësuese, pasi nuk pritet të kalojë 45 kilometra në orë.

Tv Klan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai arben xhaferi eshte drite qe na udheheq dhe rruge qe nuk do ta braktisim kurre 689f20c213443
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Arbën Xhaferi është dritë që na udhëheq dhe rrugë që nuk do ta braktisim kurrë

mimoza e 3 gjermanet e trashe i hyn politikes garon ne prishtine 689f24829bd0c
Lajmi i radhës

Mimoza e ‘3 gjermanët e trashë’ i hyn politikës, garon në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë