ihmk reshjet e fundit permiresojne ndjeshem situaten klimatike 68a842af02556

IHMK: Reshjet e fundit përmirësojnë ndjeshëm situatën klimatike

August 22, 2025
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se pas një periudhe të zgjatur me temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, vendi është përfshirë nga reshje shiu.

Reshjet kanë pasur intensitet të ulët deri mesatar dhe janë regjistruar në pjesën më të madhe të territorit, duke vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, 22 gusht.

Ky ndryshim meteorologjik ka ndikuar në uljen e temperaturave për rreth 2–3°C në mbarë vendin, si dhe ka sjellë përmirësime të ndjeshme në situatën klimatike dhe mjedisore.

Reshje lokale pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme deri pasdite, me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjendjes me zjarret, si në Kosovë, ashtu edhe në rajon. Këto reshje kontribuojnë në shuarjen e vatrave ekzistuese të zjarrit dhe zvogëlojnë rrezikun për përhapje të mëtejshme.

IHMK gjithashtu ka marrë shqetësime nga qytetarët, media dhe disa institucione për mundësinë e paraqitjes së “stuhive të fuqishme” dhe “erërave të forta”, veçanërisht në zonën e Prishtinës.

IHMK sqaron se këto pretendime janë përhapur nga portale të paautorizuara dhe nuk kanë qenë të bazuara në të dhëna zyrtare. Këto informacione kanë krijuar panik dhe shqetësime të panevojshme te qytetarët.

IHMK apelon që qytetarët dhe mediat të referohen vetëm te burimet zyrtare për informata të sakta dhe të verifikuara në lidhje me gjendjen meteorologjike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump brenda dy javesh do te dihet nese do kete paqe ne ukraine 68a841ce7535e
Lajmi i mëparshëm

Trump: Brenda dy javësh do të dihet nëse do ketë paqe në Ukrainë

pas dhjete ditesh shuhet zjarri ne jasen 68a847f1d6c59
Lajmi i radhës

Pas dhjetë ditësh shuhet zjarri në “Jasen”

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë