ihmk paralajmeron rrezik per vershime ne disa zona te kosoves 691af5323b02f

IHMK paralajmëron rrezik për vërshime në disa zona të Kosovës

November 17, 2025
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë datave 18–19 nëntor 2025 pritet të ketë reshje shiu në gjithë vendin, ndërsa në disa zona reshjet do të jenë të intensitetit të lartë, duke rritur rrezikun e vërshimeve të shpejta.

Në njoftimin zyrtar, IHMK thekson se reshjet e cilat kanë filluar të shfaqen gradualisht do të përfshijnë tërë territorin e Kosovës, ndërsa zonat e rrezikuara më shumë janë ato me karakteristikë lumore dhe malore, përfshirë basenet e Drinit të Bardhë, Bistricës së Prizrenit, Mirusha, Toplluhës, Erenikut dhe Bistricës së Deçanit.

Instituti njofton se reshjet mund të tejkalojnë sasinë prej 40 l/m² brenda 24 orëve, duke shkaktuar rrezik të përmbytjeve, vështirësi në qarkullim, dëmtime të tokave bujqësore, rrëshqitje dheu e balte, si dhe rrezik potencial për jetën e njerëzve dhe kafshëve.

IHMK apelon qytetarët dhe institucionet që të jenë të kujdesshëm dhe të ndërmarrin masat e nevojshme mbrojtëse, ndërsa thekson se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme përmes të dhënave nga rrjeti i stacioneve hidrometeorologjike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si ndihmon luften e ukraines ndalimi i cigareve elektronike ne britani 691af444ad8e2
Lajmi i mëparshëm

Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani

ndarja e cmimeve e gjithe vemendja te aktorja me trupin sirene 691af657ed7d3
Lajmi i radhës

Ndarja e çmimeve, e gjithë vëmendja te aktorja me trupin “sirenë”

Të fundit nga

ShkoLartë