igjeum paralajmeron dite me ngrica temperatura ne uleta ne vend 69567897184f7

IGJEUM paralajmëron: Ditë me ngrica, temperatura në ulëta në vend

January 1, 2026
1 minut lexim

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar).

Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ngrica, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, duke krijuar vështirësi në transportin rrugor.

Parashikimi i reshjeve:

Sot pasdite nuk priten reshje të konsiderueshme. Nesër, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.

Në zonat e Alpeve pritet dëborë e dendur, ndërsa në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 metra nga niveli i detit, parashikohen reshje të dobëta dëbore.

Temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale pritet të jenë:

Në bregdet: 2 / 13 °C

Në vendet e ulëta: 0 / 13 °C

Në vendet malore: -5 / 5 °C

Era:

Sot pasdite era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër në bregdet pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje femije 2 vjec ne rrezik per jete u godit ne koke nga nje plumb 69566c3ba5557
Lajmi i mëparshëm

Një fëmijë 2 vjeç në rrezik për jetë, u godit në kokë nga një plumb!

neymar rinovon me santos deri ne fund te vitit 695678f399556
Lajmi i radhës

Neymar rinovon me Santos deri ne fund të vitit!

Të fundit nga

Kaia Gerber kapet nga paparacët në Meksikë

Kaia Gerber duket se ka gjetur jo vetëm stilin e saj të qëndrueshëm, por edhe vendin ideal për pushime. Modelja 24-vjeçare u fotografua duke shijuar diellin në Los Cabos, Meksikë, së bashku
ShkoLartë