Ikballe Huduti, e cila planifikonte të bëhej pjesë e edicionit aktual të Big Brother, u detyrua të tërhiqej në moment të fundit pasi bashkëshorti i saj u sëmur papritmas.
Lajmi iu komunikua teksa ajo ishte rrugës drejt studios së spektaklit, duke e detyruar të ndalonte hyrjen e saj.
Produksioni prezantoi edhe dhomën e veçantë që ishte përgatitur posaçërisht për të, një sinjal se përfshirja e saj në format ishte e planifikuar që në fillim.
Huduti duket se po përgatitet të rikthehet pas stabilizimit të situatës familjare.
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, pritshmëritë janë që ajo të shfaqet sërish në skenën e Big Brother shumë shpejt.
Mbetet për t’u parë se si do të rrjedh ngjarja në vazhdim.
Burimi: botasot.info


