identifikohen pas 27 vjetesh mbetjet mortore te tre te zhdukurve 69a02c2e89a91

Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të tre të zhdukurve

February 26, 2026
1 minut lexim

Janë identifikuar mbetjet mortore e tre viktimave të luftës Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin.

 Sipas njoftimit rivarrimi do të bëhet nesër, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas kërkesës së familjarëve.

Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Agjenda e ceremonisë është si më poshtë:

11:30 – 12:30 Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë ;

13:00 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” ;

14:00 – Rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve, Kodra e Kuqe – Zajm, Klinë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe riafirmon përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

raporti i pe arritje te dukshme por hija e dhunes dhe paraburgimeve mbetet 69a02c1d07f7d
Lajmi i mëparshëm

Raporti i PE: Arritje të dukshme, por hija e dhunës dhe paraburgimeve mbetet

izet mexhiti ilir demiri deputet i ri i vlen it te gjithe po punojne qe vlen te jete nje parti 69a053a1ea4b0
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Ilir Demiri deputet i ri i VLEN-it, të gjithë po punojnë që VLEN të jetë një parti

Të fundit nga

Rekordmeni Guardiola

Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke regjistruar titullin e 40-të si trajner. Suksesi i fundit erdhi pasi Manchester City triumfoi në
ShkoLartë