identifikim i dyfishte ne vendvotim me pasaporte ose leternjoftim 69071d3437f7c

Identifikim i dyfishtë në vendvotim, me pasaportë ose letërnjoftim

November 2, 2025
1 minut lexim

Aparatet biometrike të identifikimit në zgjedhje, të zbatuara për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021, do të përdoren edhe gjatë votimit të sotëm.

Votimi si proces, nuk ndryshon nga zgjedhjet e kaluara. Ai bëhet personalisht, dhe votuesit do të jenë në gjendje të votojnë vetëm një herë, duke u identifikuar me kartë identiteti ose pasaportë. Personat, dokumentet e të cilëve kanë skaduar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri më 19 tetor, gjithashtu do të jenë në gjendje të votojnë. Para se të marrin fletën e tyre të votimit, votuesit do të kontrollohen me pajisje identifikimi biometrike me gishtin e madh të dorës së djathtë.

Votimi bëhet në mënyrë të pavarur, fshehurazi pas kabinës me stilolaps të kaltër.
Fletëvotim i vlefshëm llogaritet vetëm ai në të cilin në mënyrë të qartë është rrethuar numri i kandidatit ose listës së kandidatëve, gjegjësisht, pjesëmarrësit në zgjedhje. Fletëvotimet për kryetarë komune dhe ata për këshilltarë vendosen në kuti të posaçme.

Votimi në grup, votimi familjar ose me dikë tjetër, fotografimi në qendrën e votimit dhe mbajtja e armëve në qendrën e votimit janë të ndaluara.

Votuesit që kanë nevojë për ndihmë gjatë votimit, do t’i ofrohet megjithatë është e patjetërsueshme që ata duhet ta shprehin vetë vullnetin e tyre. /Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos jane martuar rihanna dhe aap rocky dhe ne nuk dime gje 690713b63b2f1
Lajmi i mëparshëm

Mos janë martuar Rihanna dhe A$AP Rocky dhe ne nuk dimë gjë?

kshz deri ne oren 0900 jehona e votuesve eshte nen 3 6907247b4e155
Lajmi i radhës

KSHZ: Deri në orën 09:00 jehona e votuesve është nën 3%

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë