ibrahimi thirrjet raciste dhe anti shqiptare ne kumanove jane kthim i gjendjes ne maqedonine e veriut para luftes se 2001 688f3b901d399

Ibrahimi: Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001

August 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë.
“Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001.
I dënoj ashpër dhe ftoj organet kompetente që të merren seriozisht me rastin me qëllim që të mos përsëriten ngjarje të këtilla.
Sporti është përbashkues i popujve dhe vlerave në të cilat besojmë. E nuk duhet të jetë mjet përçarjeje dhe nxitjes së përbuzjes e urrejtjes.
Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë! Vlerat multietnike janë pasqyra e ekzistencës së këtij vendi. Të mos lejojmë që këto vlera të prishen”, ka shkruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bdi ne kumanove u percua urrejtje institucionet heshten 688f3b8d15807
Lajmi i mëparshëm

BDI: Në Kumanovë u përçua urrejtje, institucionet heshtën!

thirrjet antishqiptare ne kumanove bdi nacionalizem primitiv 688f40b34a0dd
Lajmi i radhës

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv

Të fundit nga

ShkoLartë