ibrahimi te henen kryetar i ardhshem i tetoves do jete bilall kasami 6905624e88ea2

Ibrahimi: Të hënën kryetar i ardhshëm i Tetovës do jetë Bilall Kasami

November 1, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 31 tetor – Zeqirija Ibrahimi, një nga liderët e VLEN, tha sonte në Marshin në Tetovë se VLEN gjatë gjithë fushatës së saj ka folur për sukseset në pushtetin qendror, projektet e realizuara në nivel lokal dhe ofertën e VLEN për 4 vitet e ardhshme.

Ai theksoi se në këto zgjedhje është dëshmuar se shqiptarët kanë arritur një pjekuri të lartë demokratike që siç tha, “nuk e durojnë gjuhën e fyerjeve, ofendimit e denigrimit”.

“Ajo që më duhet ta them është se: Të hënën kryetar i ardhshëm i komunës së Tetovës do jetë kryetari aktual Bilall Kasami. Kanë mbetur edhe dy ditë bile më pak se aq të mblidhemi në këtë shesh dhe ta përurojmë kryetarin e ri e të vjetër dhe deri në atë kohë detyra jonë është siç jemi sonte, edhe të dielën ta dëshmojmë këtë me një pjekuri demokratike duke e votuar Bilallin. VLEN i pati dy Dauta që u bënë kryetarë komunash, dy Blerima që njëri u bë kryetar më 19-in e tjetri më 2 nëntor, kurse Tetova e ka vetëm një Bilall. Urime dhe suksese”, tha Ibrahimi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen marshi i fitores me nje ze per bilall kasamin 69055b34e42c3
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Marshi i Fitores me Një Zë për Bilall Kasamin!

ne mesnate fillon heshtja zgjedhore 69059a8eb9546
Lajmi i radhës

Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Të fundit nga

ShkoLartë